image Zyrtari amerikan: Ukraina ka rimarrë qytetin Trostyanets

Botë

Zyrtari amerikan: Ukraina ka rimarrë qytetin Trostyanets

news image

Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin e Trostyanets pranë Sumy në Ukrainën lindore dhe po punojnë për të larguar forcat ruse nga Kherson në jug, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Zyrtari shtoi se forcat ruse nuk kanë bërë asnjë përparim duke lëvizur drejt Kievit dhe janë 15 deri në 20 kilometra nga qendra e qytetit në veri dhe veriperëndim, dhe 55 kilometra jashtë qytetit, nga lindja.

Ai tha gjithashtu  se mbetet e paqartë pse forcat ruse tani po i japin përparësi operacioneve në rajonin lindor të Donbasit, raporton BBC.

“Strategjia mund të jetë një përpjekje për të fituar ndikim në negociata, ose se rusët po ‘rivlerësojnë’ qëllimet e tyre”, u shpreh ai.

Zyrtari tha gjithashtu se qyteti i sulmuar i Mariupolit është duke u goditur nga zjarri me rreze të gjatë nga rusët.

/GazetaSinjali/