SHBA po punon për të çuar armët në Ukrainë me shpejtësi “të paprecedentë”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes.
Që nga fillimi i pushtimit, administrata Biden ka autorizuar 2.3 miliardë dollarë dërgesa armësh dhe pajisjesh në Ukrainë të nxjerra nga inventarët e SHBA-së, si dhe 300 milionë dollarë të tjera si pjesë e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila blen armë nga prodhuesit.
“Ky është furnizimi më i madh i kohëve të fundit për një vend partner në një konflikt”, tha zyrtari, shkruan abcnews.
Tutje zyrtari vazhdoi: “Ajo që është e paprecedentë këtu është sasia e tërheqjeve të njëpasnjëshme”.