image Zyrtarët ukrainas akuzojnë rusët për planifikimin e një referendumi për "pavarësinë" në rajonin jugor

Botë

Zyrtarët ukrainas akuzojnë rusët për planifikimin e një referendumi për “pavarësinë” në rajonin jugor

news image

Një zyrtar i lartë ukrainas në rajonin jugor të Khersonit, i cili tani është nën pushtimin rus, ka thënë se rusët po i bëjnë presion këshillit rajonal për të rënë dakord për një referendum mbi “pavarësinë” e zonës nga Ukraina.

Serhiy Khlan, një deputet i këshillit rajonal të Khersonit, tha se “pushtuesit po përgatisin një referendum mbi krijimin e Republikës Popullore të Khersonit”.

Ai tha se deputetët lokalë po thirreshin për të pyetur nëse janë gati për “bashkëpunim”.

“Unë refuzova kategorikisht të bashkëpunoja me ta”, tha Khlan.Krijimi i Republikës Popullore të Khersonit do ta kthejë rajonin tonë në një gropë të pashpresë pa jetë dhe të ardhme, raporton CNN.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të refuzojnë të bashkëpunojnë.

Pasi separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin në vitin 2014 të pjesëve të rajoneve të Luhansk dhe Donetsk, republikat popullore u shpallën në të dyja zonat. 

Nuk ka pasur asnjë fjalë nga pala ruse për ndonjë plan referendumi.

/GazetaSinajli/