image Petkoviq: Pantiq u arrestua dhe u akuzua për terrorizëm vetëm sepse jeton në një vendbanim multietnik

Politikë

Petkoviq: Pantiq u arrestua dhe u akuzua për terrorizëm vetëm sepse jeton në një vendbanim multietnik

news image

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Petar Petkoviq, ka thënë se paraburgimi prej 30 ditësh ndaj Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, është “vazhdimësi e mbijetesës dhe arrogancës së Albin Kurtit”.

“Pantiq u arrestua dhe u akuzua për terrorizëm vetëm sepse jeton në një vendbanim multietnik dhe nëse do të kishte ndonjë provë kundër tij, Prishtina nuk do ta kishte fshehur për tre ditë. Kjo tregon mjaftueshëm se nuk ka asnjë provë të vetme kundër tij”, ka thënë ai, shkruan RTS.

Kujtojmë që bllokimet e rrugëve, për të cilat serbët thonë se ishin ngritur për të protestuar kundër arrestimit të fundit të një ish-oficeri të policisë serbe të Kosovës, erdhën pavarësisht shtyrjes së zgjedhjeve komunale të 18 dhjetorit të kundërshtuara nga serbët e Kosovës. Ato po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara edhe pas thirrjes së përbashkët të ambasadave të ShBA-së për largimin e tyre.

/GazetaSinjali/