image Zyrtarët që votuan pro dhe ata që abstenuan për heqjen e taksës

Kosovë

Qeveria/ Zyrtarët që votuan pro dhe ata që abstenuan për heqjen e taksës

news image

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar heqja e taksës me shumicë votash. Ky vendim u miratua pa votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe me abstenimin e Listës Serbe.

Gazeta Sinjali ka mësuar se pro heqjes së taksës votuan: Albin Kurti, Haki Abazi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Xhelal Sfeçla, Blerim Reka, Rozeta Hajdari, Arben Vitia dhe Emilija Rexhepi.

Ndërsa abstenuan Dalibor Jevtic dhe Ivan Milojevic.

Sipas këtij vendimi, taksa do të hiqet për lëndën e parë, derisa nga 1 prilli pritet të hiqet plotësisht./Gazeta Sinjali/