image Policët e dyshuar për rrëmbim mbërrijnë në Gjykatë, sot merret vendim ndaj tyre

Drejtësi

Policët e dyshuar për rrëmbim mbërrijnë në Gjykatë, sot merret vendim ndaj tyre

news image

Zyrtarët policorë Visar Kerçeli dhe Besjan Neziri, të dyshuar për rrëmbimin e dy shqiptarëve nga Kumanova, kanë arritur në Gjykatë, ku do të merret vendimi ndaj tyre pas kërkesës së prokurorisë për masën e paraburgimit.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për këtë rast të rrëmbimit nga dy zyrtarë policorë dhe tre të dyshuar të tjerë. Gjithë këtë ngjarje, Sinjali raportoi se dyshohet se e kurdisi zyrtari policor, Visar Kerçeli bashkë me të dyshuarën, Margona Islamin.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve Visar Kerçeli Margona Islami, Besjan Neziri, Valon Kiqina dhe Flamur Sopi, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar rreth vendimit.

/GazetaSinjali/