image Zyrtarët policorë nën llupën e IPK-së, lidhur me zbatimin e masave anti-COVID

Siguri

Zyrtarët policorë nën llupën e IPK-së, lidhur me zbatimin e masave anti-COVID

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar të zbatojë Planin Operativ në bazë të së cilit vlerësohet zbatimi i urdhërave dhe planeve operative të policisë dhe vlerësimi i zbatimit të masave parandaluese të Qeverisë së Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“IPK është duke zbatuar  Planin Operativ: Monitorimi i respektimit të vendimeve mbi zbatimin e masave kundër përhapjes së Covid-19. Ky plan që është duke u zbatuar nga punonjësit operativ të IPK-së ndër të tjera parasheh: vlerësimin e zbatimit të urdhrave dhe planeve operative të policisë dhe vlerësimin e zbatimit të masave parandaluese të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Gazetën Sinjali.

IPK njofton se ky plan është duke u zbatuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë 38 komuna të saj. 

“Plani operativ parasheh monitorimin e zbatimit të masave nga ana e policisë si: ndalimi i kufizimit të qarkullimit të personave fizik, ndalimi i grumbullimit të qytetarëve, ndalimi i funksionimit të gastronomisë pas orarit te përcaktuar”, thuhet tutje në përgjigje.

Në kuadër të këtij plani janë suspenduar edhe dy zyrtarë policorë. Gazeta Sinjali ka raportuar se zyrtarët janë suspenduar me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës pasi që të njëjtit dyshohen se nuk ndërmorën mbrëmë veprimet e nevojshme zyrtare për të iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj një subjekti afarist në Prishtinë. /GazetaSinjali/