image Zyrtarët e burgut i zhveshin dhe i torturojnë të burgosurit në Venezuelë - Sinjali

Video/ Zyrtarët e burgut i zhveshin dhe i torturojnë të burgosurit në Venezuelë

news image

Një video shokuese po qarkullon në internet, ku shfaqen disa të burgosur në burgun e Venezuelës, të cilët torturohen nga zyrtarët e burgut.

Të burgosurit janë zhveshur lakuriq dhe mbi trupat e tyre janë vendosen gjela, të cilëve u hedhin ushqim.

Të paktën 82 të burgosur ranë viktimë të kësaj sjelljeje çnjerëzore të zyrtarëve të burgut.

Videoja dyshohet se është regjistruar në burgun Anako të premten e kaluar.

Zyrtarët e burgut i kanë privuar të burgosurit nga uji dhe ushqimi për 24 orë.

Pasi u bë publike video, prokuroria njoftoi nisjen e një hetimi për incidentin.


Shpërndaje artikullin