image Votim në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, 65 të burgosur ushtrojnë të drejtën e votës

Kosovë

Votim në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, 65 të burgosur ushtrojnë të drejtën e votës

news image

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka filluar procesi i votimit për personat që po vuajnë dënimin dhe që kanë të drejtën ligjore për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor kanë mbërritur me kohë në këtë institucion, duke mundësuar që procesi të zhvillohet sipas planit të paraparë.

Drejtori i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, Avni Miftari, ka deklaruar se institucioni që ai drejton ka detyrim ligjor dhe kushtetues për t’ua garantuar të drejtën e votës të gjithë të burgosurve që e gëzojnë këtë të drejtë.

Ai ka theksuar se aktualisht në këtë qendër janë 65 persona të privuar nga liria me të drejtë vote dhe se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje është e garantuar me Kushtetutë.

Sipas tij, përgatitjet për procesin zgjedhor janë realizuar në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme, Qendrën Operative dhe ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor, me qëllim të mbarëvajtjes së procesit.

Ky proces në institucionet korrektuese synon t’u mundësojë personave me të drejtë vote të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në proceset demokratike, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/