Ka përfunduar numërimi i votave për komunën e Prishtinës dhe janë shpallur rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja.
Në Prishtinë në balotazh do të shkojnë Përparim Rama e Arben Vitia.
Sipas KQZ-së, Vitia ka marrë 42.26% apo 35.243 të votave, teksa Rama ka 29.34% apo 24.474 vota.
Pas Ramës, renditet Uran Ismaili i PDK-së me 21.61% apo 18.023 vota, Daut Haradinaj i AAK-së me 4.62% apo 3.850 vota, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja me 1.89% apo 1.575 vota, Avni Çakmaku nga Fjala me 0.18% apo 146 vota dhe i fundit Florim Isufi nga partia Balliste me 0.11 % apo 93 vota.
Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet më 14 nëntor të këtij viti.