Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valmir Veliu (22-vjeçar) do ta vazhdoj sezonin te një tjetër skuadër nga Superliga e Turqisë.
Veliu i cili është pjesë e Gaziantep FK, është huazuar te skuadra e Istanbulspor deri në fund të sezonit 2022/23, shkruan Lajmi.net
Kujtojmë që skuadra ku luan futbollisti i Kombëtares së Kosovës para disa dite u tërhoq zyrtarisht nga Superliga e Turqisë shkaku i tërmetit të fuqishëm që goditi këtë zonë dhe disa vende tjera.
Valmir Veliu te Istanbulspor do të luajë së bashku me shumë futbollistë tjerë shqiptarë, përfshi: Jetmir Topallin, Eduard Rroca, Valon Ethemi, Florian Loshaj dhe Sindrit Guri.