Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, para orës 13:00 do të paraqiten në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta nisur harmonizimin e programit qeverisës.
Takimi i grupeve punuese është konfirmuar nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Po, grupet punuese do të takohen nga ora 13:00 në selinë e LDK-së”, ka thënë Mustafa për Gazetën Sinjali.
Ky nuk do të jetë takimi i parë ndërmjet zyrtarëve të këtyre dy partive që prijnë me vota nga zgjedhjet e 6 tetorit. Zyrtarët e LDK-së dhe LVV-së janë takuar disa herë, për ta diskutuar mundësinë që të qeverisin së bashku. /Gazeta Sinjali/