Talenti i skuadrës së Malishevës, Iljasa Zulfiji, ka kompletuar transferimin e tij te Laçi në Shqipëri, shkruan Sinjali Sportiv.
Lajmi është bërë i ditur nga FC Malisheva, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.
22 vjeçari ka mbrojtur ngjyrat e klubit të Malishevës për një vit e gjysmë në Ligën e Parë.
Postimi i plotë nga FC Malisheva (pa ndërhyrje):
“Pas negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe Lojtarit është arritur marrëveshja për ndërperjen e bashkpunimit, Zulfiji do të zhvilloj karrieren në Shqipëri te Kf Laçi. Iljasa Zulfiji 22 vjeqar ka mbrojtur ngjyrat e Malishevës për 1 vit e gjysmë në Ligën e Pare duke e dhënë më të miren për qytetitn tone. Fc Malisheva i dëshiron shumë suksese në Karrier . Shpresojme që t’i tregon vlerat dhe cilësitë që posedon. Pa dyshim që me sjelljet dhe karakterin e tij luftarak do të arrij shumë lartë si futbollist”. /Sinjali Sportiv/.