image Laçi demolohet nga Anderlechti i Kompanys

Futboll

Laçi demolohet nga Anderlechti i Kompanys

news image

Kualifikimi i Laçit në “play off”-in e Conference League u duk mision i pamundur që kur u mësua se kundërshtar në raundit e tretë do të ishte Anderlechti.

Skuadra e famshme belge e drejtuar nga një emër i madh i futbollit evropian, si Vincent Kompany.

Humbja 0-3 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” ndaj Anderlechtit nuk të lë më të ëndërrosh, takimi i kthimit do të jetë një formalitet për belgët.

Vendosja e mirë e Laçit në minutat e para ishte thjesht një iluzion për rezultat pozitiv, pasi në minutën e 26-të, përmes një këndorëje, Delcroix devijoi me gju topin për në rrjetë, 0-1.

Tentoi Lushkja të kthente rezultatin me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, por topi përfundoi mbi shtyllë. Pa u mbyllur pjesa e parë, sërish nga këndorja lindi goli i dytë I belgëve, këtë herë i shënuar nga Hoedt.

Gjatë pjesës së dytë skuadra e dytë nuk kishte as forcë dhe as moralin për të ndryshuar rrjedhën e lojës, pavarësisht disa shkëndijave në portën e miqve (55’), për të ardhur më pas te goli i tretë dhe i fundit i realizuar nga Rafaelov me një predhë nga distanca.  /GazetaSinjaliSporti/