Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se sistemi VAR do të inkuadrohet në Superkupën e Kosovës.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka konfirmuar se sistemi VAR do të përdoret në futbollin kosovar nga ky edicion.
Ndeshja e parë do të jetë ajo e Superkupës së Kosovës ndërmjet, Prishtinës dhe Llapit e cila do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
FFK-ja konfirmoi se edhe Superliga e Kosovës do ta përdorë sistemin VAR me fillim nga sezoni 2021/22. /GazetaSinjaliSporti/