Bordi i Federatës ndërkombëtare të volejbollit ka vendosur t’i pezullojë të gjitha ngjarjet volejbollistike deri në njoftimin e radhës.
Kjo përfshin garat në Kupën Evropiane, Champions Leaguen, CEV Volleyball Cup dhe CEV Volleyball Challenge Cup.
Gjithashtu anulohen edhe garat për moshat e reja, garat kontinentale në volejboll në rërë, ndërsa të gjitha garat e volejbollit në borë anulohen për këtë vit./Gazeta Sinjali/