image Zyrtare: Robin Krasniqi lufton prapë ndaj Bosel për titullin e kampionit të botës

Sporte Luftarake

Zyrtare: Robin Krasniqi lufton prapë ndaj Bosel për titullin e kampionit të botës

news image

Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi do zhvillojë rimetchin me Dominic Bosel për titullin e Kampionit të Botës.

Krasniqi e nokautoi Bosel me 10 tetor të 2020-ës duke u shpallur kampion i Botës.

Ndërsa, muajin tjetër Krasniqi do përballet sërish ndaj gjermanit për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi konfirmoi ndeshjen e rikthimit me 9 tetor 2021.

“Përballja kthyese. 9 tetor”, shkroi ai.

Ky duel do të zhvillohet në arenën “Getec” të Magdeburgut. /Gazeta Sinjali Sporti/