Bundesliga rishtyhet përsëri si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Federata e Futbollit të Gjermanisë ka njoftuar se Bundesliga dhe ligat e tjera nuk do të jenë aktive deri të paktën më 30 prill, ani pse ishte menduar që deri më 2 prill të mos zhvillohet asnjë ndeshje si në ligën e parë dhe të dytën.
Në një takim të UEFA-s gjatë këtij muaji u vendos që Kampionati Evropian i supozuar të zhvillohej këtë verë të shtyhet për verën e vitit 2021, në mënyrë që klubet të kenë kohë ta mbyllin sezoni 2019/20.
Pothuajse e gjithë bota është duke u përballur me virusin Covid-19, që ka bërë që të pezullohet pothuajse të gjitha evenimentet sportive në botë.