image Zyrtare: Publikohet nga FIFA lista e ngushtë e të nominuarve për trajner të vitit

Futboll

Zyrtare: Publikohet nga FIFA lista e ngushtë e të nominuarve për trajner të vitit

news image

Pep Guardiola, Roberto Mancini, Thomas Tuchel janë disa nga emrat që na asociojnë me ‘trajneri më i mirë në futboll’.

FIFA duhet të vendos se cili nga ta ishte më i miri gjatë këtij viti, dhe pritet të jetë një dilemë mjaft e vështirë.

Në listën e të nominuarve janë trajneri që fitoi Champions League (Tuchel), trajneri që fitoi Euro 2020 (Mancini) dhe trajneri që fitoi Copa America (Scaloni).

Më poshtë mund të shihni listën me emrat e nominuar për trajnerin e vitit.

Roberto Mancini (Itali)
Antonio Conte (Inter/Tottenham)
Pep Guardiola (Man City)
Lionel Scaloni (Argjentinë)
Diego Simeone (Atl Madrid)
Hansi Flick (Bayern Munich/Gjermani)
Thomas Tuchel (PSG/Chelsea) /Gazeta Sinjali Sporti/