Prishtina ka vazhduar ditën e sotme edhe me një transferim, transmeton Sinjali Sport.
Bardhekaltërit kanë zyrtarizuar Arlind Shabanin si futbollistin e tyre më të ri.
Shabani transferohet nga skuadra maqedonase Struga Tim-Lum.
Mesfushori 19-vjeç ka nënshkruar me Prishtinën për tre vite.
Arlindi ka luajtur më herët për KEK-un, Trepçën’89, Ramiz Sadikun në Kosovë, derisa përvoja në Maqedoni e ka rritur si lojtar.
Shabani ka përfaqësuar Kosovën për grupmoshat U19, ndërsa për gjenerata tjera ende nuk ka debutuar.
Ndryshe, Arlindi njihet si Luka Modrici kosovar.