image Zyrtare: Prishtina përforcohet me përfaqësuesin e Kosovës U21

Futboll

Zyrtare: Prishtina përforcohet me përfaqësuesin e Kosovës U21

news image

Kampioni në fuqi i Kosovës Prishtina ka bërë të ditur të mërkurën se mbrojtësi Bujar Pllana ka nënshkruar kontratë me këtë skuadër.

Pllana është 20-vjeçar dhe luan në qendër të mbrojtjes, si dhe mbrojtës i djathtë. Ai së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, ekip me të cilin u nda javë më parë.

Shtatlarti është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Antalia, me ç’rast e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

“Prishtina është klubi i madh dhe më me traditë në futbollin e Kosovës, andaj paraqitja në këtë fanellë është nder i madh. Nuk kam menduar shumë kur më erdhi oferta për t’iu bashkuar ekipit, sepse për mua do të thotë shumë që ta bart një fanellë të Prishtinës, e cila për çdo lojtar është me peshë të madhe”, ka thënë Pllana.

Dua që t’u premtoj trajnerëve, bashkëlojtarëve, drejtuesve të klubit dhe tifozëve se do ta japë më të mirën time që Prishtina t’i arrijë synimet e saj. Do të angazhohem maksimalisht që ta zë një vend në përbërjen bazë”, tha në fund ai.

 /Gazeta Sinjali Sporti/