Prishtina nuk po ndalet së transferuari lojtarë dhe tashmë fondi i lojtarëve të skuadrës duket krejtësisht ndryshe nga fillimi i sezonit.
Lojtari i radhës që i është bashkuar skuadrës së Prishtinës është Aleksandar Ristevski.
Ristevski së fundmi ka luajtur te Rabotniçki dhe mbulon pozitën e qendërmbrojtësit. Ai është maqedonas.
Ristevski është 29 vjeçar dhe ka qenë aktiv edhe në Kategorinë Superiore në Shqipëri.
Shikoni më poshtë njoftimin e plotë të Prishtinës për këtë transferim.