image Zyrtare, në këtë shtet shkollat nuk do të hapen edhe për një muaj

Botë

Botë/ Zyrtare, në këtë shtet shkollat nuk do të hapen edhe për një muaj

news image

Ministri i arsimit në Poloni, Dariusz Piatkowski ka thënë se qeveria ka vendosur të zgjasë mbylljen e shkollave, parashkollorëve dhe universiteteve për një muaj më shumë, deri në 24 maj.

Afati për periudhën ekzistuese të mbylljes ishte deri më 26 Prill, shkruan BBC.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Lukasz Szumowski tha se polakët ishin sjellur me përgjegjësi gjatë festave të Pashkëve dhe nuk kishte pasur rritje të të infektuarve.

Polonia, me një popullsi prej 38 milion, ka një numër relativisht të ulët të rasteve  dhe viktimave nga Covid-19, përkatësisht 10,759 të infektuar dhe 463 të vdekur.

Szumowski deklaroi se qeveria do të njoftojë një vendim për futjen e fazës së dytë të lehtësimit të masave kufizuese javën e ardhshme.

Në fazën e parë, e cila hyri në fuqi nga 20 prilli, parqet dhe pyjet u rihapën dhe një numër më i madh i njerëzve lejohen tashmë në dyqane e kisha në çdo kohë.

Në fazën e dytë, qeveria po planifikon të rihapë hotelet, bibliotekat, muzetë dhe galeritë e artit.