image Zyrtare: Milot Rashica bëhet me trajner të ri

Futboll

Zyrtare: Milot Rashica bëhet me trajner të ri

news image

Norwich City e ka emëruar Dean Smithin si trajner të ri të ekipit të parë të hënën në mëngjes.

Smith ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Norwichin, e cila do ta mbajë atë në Carrow Road deri në verën e vitit 2024.

50-vjeçari do ta zëvendësojë të shkarkuarin Daniel Farke.

Farke, i cili e solli Milot Rashicën në Norwich nga Werder Bremen në verë, u shkarkua në fillim të këtij muaji pas rezultateve të dobëta në rikthimin e klubit në Premierligë.

Smith u shkarkua nga Aston Villa vetëm pak ditë më parë.

“Norwich City është klub i madh, me përkrahës të shumtë të cilët e kuptojnë plotësisht çfarë do të thotë të jesh pjesë e klubit dhe komunitetit të tij”, tha Smith.

“Unë gjithmonë kam punuar për përmirësimin dhe zhvillimin e lojtarëve dhe me këtë vjen edhe përmirësimi i paraqitjeve, natyrisht”, shtoi ai./Gazeta Sinjali Sporti/