image Zyrtare: Mësohet orari i dy kryendeshjeve të Championsit

Futboll

Zyrtare: Mësohet orari i dy kryendeshjeve të Championsit

news image

Skuadra e Real Madridit do të takohet me PSG’në në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Tashmë, UEFA ka bërë zyrtar edhe orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen në muajin shkurt dhe mars.

Ndeshja e parë do të luhet në Paris me 15 shkurt, kurse ndeshja kthyese do të zhvillohet në Santiago Bernabeu me 9 mars.

Skuadra e Interit do të përballet me Liverpoolin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Inter – Liverpool, ndeshja e parë e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, do të luhet të mërkurën më 16 shkurt 2022 në orën 21:00 në San Siro.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 8 mars, sërish në orën 21:00, në Liverpool, “Anfield”.  /Gazeta Sinjali Sporti/