Përforcimi i parë i Milanit në afatin kalimtar të janarit është Soualiho Meite, transmeton Sporti në Sinjali.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Milanit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
AC Milan ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Torinon për huazimin e 26 vjeçarit deri në fund të sezonit.
Klubi italian gjithashtu ka bërë të ditur se kanë të drejtën e blerjes së Meites, pasi të mbyllet sezoni 2020/21. /Sporti në Sinjali/.