image ZYRTARE: Liverpool rinovon kontratën me futbollistin

Futboll

ZYRTARE: Liverpool rinovon kontratën me futbollistin

news image

Liverpooli ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me mesfushorin anglez, Curtis Jones.

Mesfushori 21-vjeçar ka vendosur në letër një kontratë 5-vjeçare, që do ta mbajë atë në Anfield deri më 2027.

Jones ka bërë 81 paraqitje për Liverpoolin, duke shënuar tetë gola, pasi debutoi në janar 2019.

Ai ka fituar medaljet e fituesve të Premier League, Emirates FA Cup, Carabao Cup dhe FA Community Shield gjatë kësaj kohe dhe bëri histori duke u bërë kapiteni më i ri i klubit, në moshën 19 vjeç e pesë ditë, në fitoren e Kupës FA ndaj Shrewsbury Town në shkurt 2020.

/GazetaSinjaliSport/