image Zyrtare: Licencohet Federata e Futbollit të Kosovës

Zyrtare: Licencohet Federata e Futbollit të Kosovës

news image

Federata e Futbollit të Kosovës e ka përmbyllur procesin e licencimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, sot, e ka nënshkruar vendimin për licencimin e FFK-së, bazuar në rekomandimin e Komisionit për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS).

Pas shumë problemeve FFK-ja është licencuar së fundmi pas përmbushjes së kritereve.

Federata e Futbollit e Kosovës ishte njëra prej federatave të vetme që kishe mbetur pa licencuar tash e sa kohë.

Klubet e futbollit janë përballur me vështirësi për shkak të vonesës së mos licencimit të FFK-së.

/GazetaSinjali/