Leotrim Bekteshi është bërë me skuadër të re në Norvegji, shkruan Sinjali Sport.
Qendërmbrojtësi mitrovicas i është bashkuar skuadrës së Mjondalen, që bën gara në ligën e dytë të Norvegjisë.
Bekteshi ka filluar jetë të re në shtetin skandinav, pasi u largua nga Kosova në afatin kalimtar të janarit, ku duket se shpejtë ka gjetur vetën.
29-vjeçari u bë me skuadër të re pas aventurës tre vjeçare me ekipin e Prishtinës, ku sezonin e kaluar e fitoi titullin e Superligës, pas performancave fantastike nga ai.
Leotrimi ka bërë karrierë edhe te skuadra e Gjilanit, ndërsa ky transferim i tij te Mjondalen është diçka e re për të, pasi asnjëherë më parë nuk ka luajtur në Evropën Perëndimore.
Ai ka zhvilluar edhe një ndeshje me kombëtaren e Kosovës.