image ZYRTARE: Laurit Krasniqi i bashkohet Kosovës

Futboll

ZYRTARE: Laurit Krasniqi i bashkohet Kosovës

news image

Një tjetër futbollist që po spikat në arenën evropiane ka vendosur t’i bashkohet Kosovës.

Bëhet fjalë për mesfushorin e krahut të majtë të skuadrës belge Royal Antwerp, Laurit Krasniqi.

Ky i fundit, të enjten në mbrëmje, luajti për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrrri”, në ndeshjen kundër Dritës në Ligën e Konferencës dhe ishte vendimtar në kualifikimin e skuadrës së tij, duke shënuar golin i cili e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.

E shumë shpejt, Lauriti, pritet të paraqitet në këtë stadium edhe në fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe të shndërrohet në idhullin e tifozëve dardanë.

Në fakt, presidenti Agim Ademi është takuar me futbollistin dhe e ka bindur që në nivel kombëtaresh ta përfaqësojë Kosovën.

Kreu i FFK-së e ka përgëzuar Lauritin për arritjet e deritashme si dhe ka uruar që ai të ketë të ardhme të ndritur si me klubin e tij e po ashtu edhe në fanellën dardane.

Ndërkaq, vetë futbollisti është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për vendin e origjinës dhe se do të bëjë çmos që të vazhdojë të luajë në nivele sa më të larta dhe t’i bëjë krenarë familjen e tij dhe të gjithë tifozët e Kombëtares së Kosovës.

/GazetaSinjaliSport/