image Zyrtare: Klaus Gjasula largohet nga Hamburug, prezantohet te Darmstadt

Futboll

Zyrtare: Klaus Gjasula largohet nga Hamburug, prezantohet te Darmstadt

news image

Klaus Gjasula ka nisur sot zyrtarisht një aventurë të re. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare është zyrtarizuar te klubi i Darmstadt, duke u larguar nga Hamburgu, pjesë e të cilit kishte qenë në edicionin e kaluar.

Mesfushori kuqezi, nuk arriti që të shprehte te Hamburgu të gjithë cilësitë e tij, i ndalur nga dëmtimet e për këtë arsye, humbi vendin mes titullarëve në një sezon që ai vetë e ka cilësuar si më të dobëtin e karrierës. Por tashmë nis një aventurë e re me këtë ekip të Bundesligës 2, ku ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

“Pasi fola me personat përgjegjës, u binda shpejt se transferimi te Darmstadt ishte i duhuri për mua. E kam parë këtë klub gjithmonë si një që punon jashtëzakonisht shumë për të arritur objektivat. Kjo përputhet 100% me sjelljen time dhe rrugëtimin që kam pasur deri tani”, tha Gjasula në fjalët e tij për faqen e klubit pas nënshkrimit.

/Gazeta Sinjali Sporti/