image Gjendet i pajetë brenda “shtëpisë së barit” shqiptari në Spanjë

Diasporë

Gjendet i pajetë brenda “shtëpisë së barit” shqiptari në Spanjë

news image

Një shqiptar është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në zonën e Mont-roig del Camp në Spanjë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende është gjetur i pajetë në një ndërtesë ku kultivohej kanabis me një tub gazi në gojë dhe i rrethuar me gjak.

Sipas mediave spanjolle duke qenë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ekspertët mjeko-ligjorë e kanë trajtuar vdekjen e tij si vetëvrasje deri më tani, por do jetë autopisa që do të zbardhë shkakun e vdekjes.

Gjithashtu bëhet me dije se në shtëpinë ku ndodhej plantacioni i kanabisit nuk janë gjetur bimët e prera, por vetëm mbetjet e tyre.

/GazetaSinjali/