image ZYRTARE: Jota rinovon me Liverpoolin

Futboll

ZYRTARE: Jota rinovon me Liverpoolin

news image

Liverpooli ka njoftuar për rinovimin e kontratës me sulmuesin portugez, Diogo Jota.

Portugezi ka zgjatur kontratën me ‘The Reds’ deri në qershor 2027.

25-vjeçari ka realizuar 34 gola të shënuara për Liverpoolin në të gjitha kompeticionet.

“Epo, [jam] shumë krenar, duhet të them”, tha ai për Liverpoolfc.com pas nënshkrimit të kontratës së tij të re.

“Natyrisht që kur erdha dy vjet më parë, u vendosa si një lojtar i rëndësishëm në këtë ekip – kjo është ajo që doja që në fillim.

Tani, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re afatgjatë, është padyshim nga këndvështrimi i klubit një provë e besimit në veten time si lojtar. Për mua, padyshim që është vërtet mirë të vendos se do të jem këtu për një kohë.

Pra, fillimi i një sezoni të ri, le ta bëjmë atë“, është shprehur portugezi pas rinovimit.

/GazetaSinjaliSport/