Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë testuar vetëm 5 mostra të dyshimta me virusin Covid-19.
“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitive. Rasti është rast kontakti nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc i gjinisë mashkullore të moshës 67 vjeçare”, thuhet në komunikate.
Instituti ka bërë me dije se që nga 8 shkurti e deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 345 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e dy raste kanë rezultuar pozitive.
Ndërkaq, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ka shkuar në 22./ Gazeta Sinjali/