SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin më të ri në klubin e tyre.
Skifterët kanë konfirmuar transferimin më të ri të afatit kalimtar veror.
Fjala bëhet për mesfushorin shqiptar, Fabjan Beqja i cili është përforcimi më i ri i skuadrës së Ismet Munishit.
Beqja nënshkroi kontratë dy-vjeçare me Gjilanin, e cila do ta mbajë të paktën deri në vitin 2023.
26-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Teutës në Kategorinë Superiorë në dy vitet e fundit u pati paraqitje të mira nga mesfusha.