Mbrojtësi i njohur shqiptar, Erlis Frashëri, është përforcimi i fundit i FC Drenicës, shkruan Sinjali Sportiv.
Lajmi është bërë i ditur nga FC Drenica, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.
Frashëri ka nënshkruar me Drenicën deri në fundin e sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Kujtojmë që në stinorin vjeshtor, Frashëri ishte pjesë e SC Gjilanit.