image Zyrtare: Mesfushori i njohur largohet nga FC Drenica

Futboll

Zyrtare: Mesfushori i njohur largohet nga FC Drenica

news image

Mesfushori gjakovar, Jeton Dushi, ka njoftuar se ka ndarë rrugët me FC Drenicën, shkruan Sporti në Sinjali.

Futbollisti që iu bashkua ‘kuqezinjëve’ para fillimit të sezonit, nuk do jetë pjesë e tyre edhe për stinorin pranveror.

Kjo është konfirmuar nga Jeton Dushi, përmes një njoftiminë llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Njoftimi nga Jeton Dushi (pa ndërhyrje):

“Përshendetje desha të ju njoftoj se që nga sot kam ndëprerë bashkpunimin me Kf Drenica i falenderoj të gjith shoket per mbeshtetjen qe ma kan dhene sa kam qen pjes e klubit po ashtu i falenderoj edhe grupin e tifozëve shqiponjat e zeza për përkrahjen gjat gjith kohes sa kam qen pjes e klubit. Kf Drenices i deshiroj suksese ne vazhdim”.

Përveç te Drenica, Jetoni Dushi më herët ka luajtur edhe te Dukagjini e Vëllaznimi. /Sporti në Sinjali/.