Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e Christian Eriksenit.
Danezit i përfundoi kontrata 6-mujore me Brentford në fund të edicionit 2021-22 dhe tani i bashkohet Manchester United si transferim i lirë.
30-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me “djajtë” deri më 2025.
“Man United është një klub i veçantë dhe mezi pres të filloj. Ten Hag është një trajner fantastik. Duke folur me të, jam edhe më i emocionuar për të ardhmen”, ka deklaruar Eriksen.