image Tre klube nga Premier Liga të interesuara për shërbimet e Eriksen

Futboll

Tre klube nga Premier Liga të interesuara për shërbimet e Eriksen

news image

Christian Eriksen po kthehet në më të mirën e tij pasi nënshkroi me Brentfordin për gjysmësezonin e 2021-22.

Danezi i cili pushoi disa muaj pas problemeve me zemër, është rikthyer në aksion duke shfaqur paraqitje mjaft të mira.

Kjo ka bërë që disa skuadra të interesohen për shërbimet e tij.

Fabrizio Romano konfirmon se Christian Eriksen është kontaktuar nga tre klube të Premier League por Brentford do të hapë bisedimet me agjentin e tij për të bërë një propozim.

Drejtori i Brentford, Giles tha: “Nuk është sekret që ne do të donim që Christian të qëndronte. Ne do të vazhdojmë ta diskutojmë këtë mundësi me të”.

/GazetaSinjaliSport/