image Zyrtare: Wembleyt i lejohen 60 mijë shikues në gjysmëfinale dhe finale të EURO-s

Futboll

Zyrtare: Wembleyt i lejohen 60 mijë shikues në gjysmëfinale dhe finale të EURO-s

news image

Stadiumi ‘‘Wembley’’ i Londrës do jetë nikoqir i gjysmëfinaleve dhe finales së Kampionatit Evropian “Euro 2020”, transmeton Sinjali Sport.

Guvernatori britanik së fundmi ka bërë të ditur se plotë 60 mijë tifozë do jenë të pranishëm për ndeshjet e gjysmëfinaleve dhe finales.

Kapaciteti në “Wembley” do rritet deri në 60 mijë tifozë të pranishëm për gjysmëfinalet dhe finalet e Euro 2020”, ishte deklarata e guvernatorit britanik.

Kjo nënkupton se ndeshjet gjysmëfinale dhe finale do zhvillohen me 75 për qind të kapacitetit të plotë të stadiumit.

Ndërkohë, më herët është raportuar se finalja e “Wembley” mund të zhvillohet me kapacitet të plotë. /Gazeta Sinjali Sporti/