image ZYRTARE: Challandes publikon listën e futbollistëve për miqësoret e qershorit

Futboll

ZYRTARE: Challandes publikon listën e futbollistëve për miqësoret e qershorit

news image

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, përcjell Sinjali Sport.

Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e dardanëve.

Të rikujtojmë se Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.

Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Mungojnë disa futbollistë që selektori zviceran i kishte ftuar në ndeshjet e kaluara, ku Bersant Celina dhe Valon Berisha mungojnë për shkak të lëndimeve, ndërsa Atdhe Nuhiu dhe Leart Paqarada janë tërhequr nga përfaqësuesja.

Lista e futbollistëve të ftuar për këto ndeshje është kjo :

/Gazeta Sinjali Sporti/