image Challandes tregohet i ashpër ndaj gazetarëve: Ju keni probleme, ne s’kemi

Futboll

Challandes tregohet i ashpër ndaj gazetarëve: Ju keni probleme, ne s’kemi

news image

Kosova po mban konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Selektori Bernard Challandes u shpreh se nuk ka probleme me ekipin dhe iu drejtua gazetarëve se ju keni probleme.

“A kemi problem. Ku është problemi? Ne kemi problem? Ku? Kemi fituar ndaj Gjeorgjisë, bëmë lojë të mirë ndaj Greqisë, ndaj Spanjës? Ku është problemi? Sepse u mposhtëm nga Suedia? Ju keni probleme. Ne e bëjmë më të mirën. Ndoshta nuk ia dalim. Unë e bëj punën time. Unë marr përgjegjësi për vendimet e mija, por nuk shoh që kemi ndonjë problem”, u shpreh Challandes.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Sinjali Sporti/