image ZYRTARE: Belgjika publikon listën e futbollistëve për Kampionatin Evropian, Hazardi ftohet

Futboll

ZYRTARE: Belgjika publikon listën e futbollistëve për Kampionatin Evropian, Hazardi ftohet

news image

Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Evropian që do mbahet në këtë verë, raporton Sinjali Sport.

Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën me 26 lojtarët e ftuar për Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez do të ketë lojtarë të fortë në përbërje me yje të shumtë. Dries Mertens është thirrur në Kombëtare pavarësisht lëndimit të pësuar me Napolin.

Eden Hazard është i thirrur bashkë me Batshuayi por edhe Castagne figuron. Në mbrojtje, Vermaelen rikthehet në kombëtare pas një kohe të gjatë.

Vlen të theksohet se Adnan Januzaj nuk është ftuar nga Martinez për EURO.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Roberto Martinez:

 /Gazeta Sinjali Sporti/