image Belgjika shkatërron Zelandën e Re me rezultat 5-1 në Kupën e Botës

Futboll

Belgjika shkatërron Zelandën e Re me rezultat 5-1 në Kupën e Botës

news image

Belgjika ka mbyllur me fitore bindëse fazën e grupeve në Kupën e Botës, duke triumfuar 5-1 ndaj Zelandës së Re dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e 32 skuadrave më të mira si kryesuese e Grupit G.

“Djajtë e Kuq” dominuan sfidën që nga minuta e parë, duke kërkuar të shmangnin çdo surprizë. Leandro Trossard hapi serinë e golave në minutën e 28-të, pasi më herët kishte rrezikuar portën kundërshtare. Belgjika pati edhe një penallti të akorduar, por vendimi u anulua pas rishikimit me VAR.

Në pjesën e dytë, Trossard realizoi golin e dytë personal, ndërsa Kevin De Bruyne thelloi avantazhin në minutën e 66-të. Zelanda e Re shkurtoi përkohësisht diferencën me Elijah Just në minutën e 84-t, por reagimi i belgëve ishte i menjëhershëm.

Romelu Lukaku shënoi me kokë vetëm dy minuta më vonë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Belgjikës në historinë e Kupës së Botës me gjashtë gola. Në kohën shtesë, Alexis Saelemaekers vulosi rezultatin përfundimtar 5-1.

Takimi ishte gjithashtu i veçantë për portierin Thibaut Courtois, i cili regjistroi paraqitjen e tij të 18-të në një Botëror me kombëtaren belge, duke vendosur rekord.

Me këtë sukses, Belgjika e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit G falë golavarazhit më të mirë se Egjipti, ndërsa Zelanda e Re e përfundon aventurën në turne me vetëm një pikë.

Rezultati:

Zelanda e Re 1-5 Belgjika

Shënuesit: Just 84’ / Trossard 28’, 50’, De Bruyne 66’, Lukaku 86’, Saelemaekers 90+4’

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/