image Zyrtare: Arens Mateli i bashkohet Ballkanit

Futboll

Zyrtare: Arens Mateli i bashkohet Ballkanit

news image

Ballkani ka konfirmuar transferimin e futbollistit nga Shqipëria, Arens Matelit.

Mateli ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Suhareka.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Mirë se vjen Arens Mateli

Të dashur tifozë

Futboll Klub Ballkani njofton se Arens Mateli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Klubi ynë dhe mesfushori 21-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për kontratën 3-vjeçare.

Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranes dhe Kukësit në Shqipëri.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje lojtarit 21-vjeçar dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali Sporti/