Reprezentuesi i Kosovës, Anel Rashkaj, është rikthyer përsëri në futbollin suedez, shkruan Sporti në Sinjali.
31 vjeçari sot gjatë ditës është zyrtarizuar te Orgryte, skuadër e cila bën gara në kategorinë e dytë të futbollit suedez.
Ish-futbollisti i Lirisë e Prishtinës ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Orgryten, teksa lajmi është bërë i ditur nga klubi nga Suedia përmes një njoftimi.
Anel Rashkaj ka luajtur edhe në të kaluarën në Suedi, te skuadra e Halmstadt dhe Athletic Eskilstuna.