image Sigurimi e tërheq për krahu futbollistin e Kosovës derisa ai po ndërhynte për ta takuar një tifoz

Futboll

Kosova/ Sigurimi e tërheq për krahu futbollistin e Kosovës derisa ai po ndërhynte për ta takuar një tifoz

news image

Mesfushori i Kosovës, Anel Rashkaj, pas përfundimit të ndeshjes së sotme ka shkuar për t’i falenderuar për mbështetjen tifozët përreth gjithë stadiumit.

Nga tribuna jugore, një tifoz zbriti në fushë duke e takuar nga afër Rashkajn, por u ndalua nga sigurimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Aty intervenoi Rashkaj, duke debatuar me rojet e sigurimit.

Çuditërisht njëri nga rojet e sigurimit shihet teksa vazhdimisht e tërheq për krahu me forcë futbollistin prizrenas.

Kosova e ka fituar këtë ndeshje të rëndësishme kundër Malit të Zi me rezultatin 2:0. Golat i shënuan Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi.

Me këtë triumf, Kosova vazhdon të jetë pretendente e fortë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro2020”. /Gazeta Sinjali/