image Zyrtare: Alisson Becker vazhdon me Liverpoolin deri në vitin 2027

Futboll

Zyrtare: Alisson Becker vazhdon me Liverpoolin deri në vitin 2027

news image

Skuadra e Liverpoolit ka njoftuar rinovimin e kontratës të një tjetër futbollisti të rëndësishëm të klubit, raporton Sinjali Sport.

Të kuqtë kanë firmosur me portierin Alisson Becker një kontratë afatgjate.

Gardiani brazilian do qëndrojë te “the reds” deri në vitin 2027.

Dje bashkëkombësi i tij te Brazili, Fabinho nënshkroi kontratë të re, që do ta mbajë atë deri në vitin 2026 në Anfield.

Klubi i Liverpoolit ka filluar që të rinovojë kontratat e atyre futbollistëve që e kanë afër skadimin, duke vendosur që t’i mbajë futbollistët kryesor për një kohë të gjatë.

/GazetaSinjaliSporti/