Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se Kosova do ta heq pjesërisht taksën e vendosur ndaj Serbisë që nga 15 marsi i këtij viti.
Më tutje ai po ashtu ka thënë se nëse Serbia e ndalon fushatën kundër Kosovës dhe largon barrierat tregtare, taksa do të fillojë të hiqet përfundimisht që nga 1 prilli brenda 90 ditëve.
Në pikën e tretë që ka përmendur Kurti, ka kushtëzuar BE-në që të liberalizojë vizat për kosovarët para 4 majit.
Citati i Kurtiti nga konferenca:
E para, si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga 15 marsi i vitit 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohen nga Serbia dhe Bosnja, kjo për shkak të jetë e vullnetit të mirë nga ana kosovare.
E dyta, ftoj Serbinë që si palë ta ndërpresë fushatën kundër Kosovës dhe të nis me barrierat tregtare jo tarifore ndaj Kosovës. Nëse pala serbe përmbush këto dy kërkesa, atëherë duke filluar nga 1 prilli do ta heq tarifën plotësisht për periudhën 90 ditore.
E treta, BE-ja ta vlerësojë lartë përpjekjet e Kosovës dhe të liberalizoj vizat për kosovarët para samitit të Zagrebit 4 maj 2020./Gazeta Sinjali/