Futbollisti nga Kosova, Agim Zeka, ka kompletuar transferimin e tij te Austria e Vjenës, shkruan Sporti në Sinjali.
Lajmi është konfirmuar nga klubi austriak, ku mes tjerash ka bërë të ditur se lojtari i është bashkuar si i lirë.
Para transferimit te skuadra austriake, 22 vjeçari ishte pjesë e skuadrës belge, Royal Excel Mouscron.
Vlen të theksohet se Agim Zeka gjithashtu ka luajtur edhe te skuadra U-19 e Prishtinës dhe te Skënderbeu në Shqipëri.